Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër skemë mashtruese përfshin Shqipërinë! Kujdes me telefonatat nga numra me prefiks të çuditshëm

2018/07/04 at 10:04 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër skemë mashtruese përfshin Shqipërinë! Kujdes me telefonatat nga numra me prefiks të çuditshëm

Fillimisht do të merrni një telefonatë nga një numër i çuditshëm. Më shumë është një zile të cilën mund ta interpretoni për telefonatë nëse nuk e keni parë në kohë reale. Gjasat janë që të jetë me një prefiks +375, +371, +370 që i përkasin respektivisht shteteve si Bjellorusia, Lituania dhe Letonia,  por kjo nuk përjashton prefikse të tjera. Kini kujdes! Në fakt nuk është duke ju telefonuar askush, thjesht po tentojnë t’ju “peshkojnë” që ju të ktheni telefonatën duke iu bërë që të shpenzoni para. Kjo është skema mashtruese e radhës e cila po bëhet problem edhe në Shqipëri. Operatorët e telefonisë celulare raportojnë se kohëve të fundit kjo është kthyer në një shqetësim real pasi njerëzit nuk e dinë dhe kthejnë pas telefonatën duke u faturuar, kurse kompanitë nuk kanë mekanizma për të ndaluar këto lloj telefonatash që vijnë nga jashtë.


Si funksionon skema

Për të ilustruar sesi funksionon skema do t’i referohemi një rasti konkret. Në numrin e X qytetari të shtunën e kaluar në orën 18:42 vjen telefonata e parë. Qytetari e konstaton këtë telefonatë (që në fakt ka qenë zile e shkurtë) në orën 18:53 dhe kthen pas telefonatën e cila zgjat 15 sekonda, pa asnjë zile si paralajmërim, iu del sekretaria e cila është duke folur në rusisht.  Duke qenë se duket që diçka nuk është normale qytetari mbyll telefonin. Faturimi i tij pak orë më vonë rezulton me 105 lekë ekstra jashtë paketës. Pas kësaj telefonate nisin në seri zilet e shkurta nga një numër tjetër i ngjashëm, dhe pas tij edhe një tjetër por gjithmonë të ndryshëm. E vetmja e përbashkët është pjesa e prefiksit. Pas disa tentativave telefonatat zhvendosen në Viber deri rreth orës 21:00.

Të nesërmen (të dielën) telefonatat vijnë nga një tjetër prefiks që i korrespondon Lituanisë. Insistimi duket se lidhet me faktin pse qytetari ka kthyer telefonatën që në momentin e parë. Sapo konstatohet se qytetari ka kuptuar që diçka nuk është normale në këtë pjesë, vëmendja zhvendoset tek një tjetrën “viktimë”. Përfitimi që nxjerr kjo lloj skeme lidhet me faktin që ti shpenzon para duke iu kthyer telefonatën. Pagesa e tyre kryhet nga kompania celulare me të cilën ti ke kontratën apo mbajtëse të numrit ndërkohë që këto para do të të mbahen ty në momentin që shkon për faturën e plotë mujore.

Kompanitë celulare thirrje për kujdes

Rastet që kanë rënë pre e skemës mashtruese të njohur edhe në botë si “Skema e një zileje” në vendin tonë kanë qenë të shumta. Kompanitë celulare duke kuptuar qartë se klientët nuk kanë ditur se bëhej fjalë për një mashtrim kanë preferuar që të mbajnë vetë koston ekstra që ka ardhur si rezultat i thirrjes së kryer por kanë paralajmëruar klientët që të mos kthejnë telefonata në numra me prefiks. Ja cili ka qenë mesazhi që ka nisur një prej operatorëve drejt një X klienti që kishte shpenzuar 75 lekë jashtë paketës që kishte nga numri me kontratë.

“Info! Vetëm këtë herë, (emri i kompanisë) të rimburson me 75 lekë(me TVSH) të tarifuar si pasojë e thirrjeve drejt numrave me prefiks ndërkombëtar jo të zakonshëm. Tregohu I vëmendshëm dhe mos I kthe thirrjet drejt numrave ndërkombëtare që nuk i njeh. Ti mund ta evidentosh nga prefiksi jo I zakonshëm dhe si thirrje e shkurtër. Për më shumë info. Tel. (numri )” thuhet në mesazh.

 

Etiketa: shqiperiatelefonata nga numra me prefiks te cuditshemtjeter skeme mashtruese


Ju sugjerojmë

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe
Aktualitet

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe

1 Korrik, 2025 7:26 pm
Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Ivanka Trump në Shqipëri, ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

1 Korrik, 2025 6:57 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
Para
Kalon sitën e vettingut, rikonfirmohet në detyrë kryeprokurorja Arta Marku

Kalon sitën e vettingut, rikonfirmohet në detyrë kryeprokurorja Arta Marku

Tani nuk ka më dyshimi, e dashura e Mozzik tregon barkun e rrumbullakosur

Tani nuk ka më dyshimi, e dashura e Mozzik tregon barkun e rrumbullakosur

Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme

Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme
















TE FUNDIT

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
2 Korrik, 2025

Prej mëse një jave opinioni publik grek po tronditet nga një aferë me subvencione agrare të përfituara ilegalisht nga BE....

Lexo më shumë

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
2 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje militantëve të Hamasit - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com