Një tjetër skandal ka përfshirë Vatikanin. Në një prej dhomave të kardinalit më të afërt të Papës, është zbuluar një orgji homoseksuale mes disa personave që ndër të tjera kishin konsumuar edhe lëndë narkotike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në muajin qershor por është mbajtur shumë e fshehtë deri më sot.
Njerëzit që banonin afër kanë denoncuar në polici zhurmat e çuditshme që dëgjonin çdo natë, deri sa policia i kapi në flagrancë. Mësohet se Papa Françesku është tërbuar nga fakti që dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Francesco Coccopalmerio, i përket Vatikakanit.