TIRANE- Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama thotë se LSI është në fazën e përgatitjes së modaliteteve për zgjedhjet brenda partisë. Votimi thotë Rama do të jetë i fshehtë dhe do të përfshijë të gjitha strukturat drejtuese të LSI-së
“Jemi në fazën që po përgatisim modalitetet për zgjedhjet në LSI. Është përgatitur një projekt për vendim që do t’i kalojnë forumeve. Forumet e LSI do të vendosin si do të ecet më tej me procesin. Votimi do të përfshijë të gjitha strukturat drejtuese të LSI. Votimi i fshehtë për të gjitha nivelet sipas parimit ‘një anëtar, një votë’ , tha Luan Rama për Ora News.
Deklarata e Luan Ramës vjen në një kohë kur PS, aleatja e LSI është përfshirë nga debatet brenda vetes për mbajtjen e zgjedhjeve. Ben Blushi ka deklaruar dje se Rama ka frikë nga gara dhe nuk do bëjë zgjedhje për Kryetar partie…