Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër reagim i ashpër nga Meta për Ramën dhe ambasadorin e BE

2019/05/23 at 2:15 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Grabitja në Rinas, Meta: Cënim i sigurisë kombëtare

Në kulim e krizës politike dhe pas deklaratave të së mërkurës, Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të BE-së në lidhje me reformën në drejtësi.


Duke cituar tog-fjalëshin e kohës së diktaturës “na fitorja në fitorje”, kreu i shtetit Shqiptar thotë se nuk ndalon askënd, të këndojë këto vargje, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

Reagimi ka ardhur nga zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili thekson: Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Të mërkurën Meta foli me shqetësim për vonesat në reformimin e sistemit gjyqësor dhe mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të saj.

“Në korrik mbushen 3 vjet që u miratua me konsensus maksimal reforma në drejtësi. Ende edhe sot rezultatet nuk po duken. Kam kërkuar nga institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, që vlerësojnë ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej disa kohësh kur ajo nuk duhej të heshtte asnjë ditë”, tha Presidenti Meta.

Gjatë një fjalimi në një konferencë të Qendrës George Marshall mbi sigurinë rajonale, Meta vuri në dyshim suksesin e reformës në drejtësi.

“Ne flasim për sukseset e reformës në drejtësi. Po bën 3 vite nga miratimi me konsensus i reformës në drejtësi dhe mund t’ju them që po të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presione, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapjen e institucioneve” – tha Meta.

Presidenti Meta tha se kërkoi angazhimin e delegacionit të BE dhe Misionit Euralius, duke i ftuar ata bashkë me gjithë aktorët vendas, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikonin një qëndrim të përbashkët, por ditën e fundit Euralius-i i çoi përgjigje zyrës së Presidentit që në takim nuk vinte dot sepse “ne jemi mision teknik”.

“Kjo do të thotë që kanë marrë porosi politike. Unë nuk e di dhe sot nga kush u mor ajo porosi politike. Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komsionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetën e Shqipërisë. Kjo nuk mund të jetë drejtësi evropiane, në rast se nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë. Kjo nuk do të luftojë më shumë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të garantojë të drejtat e njeriut”, theksoi presidenti.

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj këtyre kritikave me një status në rrjetet sociale se; “Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda”. Sipas zotit Rama, kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e vet. Ai pyeti në mënyrë retorike nëse e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë datën e zgjedhjeve, që vet e dekretoi sipas Kushtetutës.

“Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme, por edhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit” – theksoi kryeministri Rama.

Lidhur me këto kritika, Delegacioni i BE në Tiranë publikoi një deklaratë mbrëmjen e të mërkurës ku theksoi se profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar, ndërsa ndihma e misionit është provuar e domosdoshme për të çuar përpara axhendën e reformave. Delegacioni deklaroi se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar.

“EURALIUS punon ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese” – shtoi Delegacioni i BE-së në deklaratë.

BE deklaroi se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. “Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë” – deklaroi delegacioni i BE-së.

Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, delegacioni i BE tha se sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, duhet të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me përparësi plotësisht dhe në kohën e duhur.

“Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një përparësi për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do ta vazhdojë mbështetjen për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të” – theksoi delegacioni i BE-së./ Opinion.al

Etiketa: edi ramailir Metareforma


Ju sugjerojmë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Para
Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, po kanoste me armë

Arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, po kanoste me armë

Rama flet për kandidatët socialistë, emrat që përmendi në veçanti

Rama tjetër letër Lulzim Bashës

Thirrja e Fugës për studentët: Ky është burimi i çdo të keqeje!

Fol Edi! Kur do të flasim?
















TE FUNDIT

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
3 Qershor, 2025

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
3 Qershor, 2025

Ditën e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com