Një ngjarje e rëndë raportohet në Durrës ku një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar sekusualisht me një 14-vjeçare.
Sipas policisë, L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Kjo e fundit është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.
Rastet e abuzimit me të mitur janë shtuar kohët e fundit duke u kthyer në një problem social.
Kujtojmë rastin e abuzimit të të miturës në Pogradec nga një 46-vjeçar si edhe rastin në Bathore të rojes së një shkolle që kishte abuzuar me tre të mitura. /Opinion.al