Një persona nga Kosova është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë. Policia njofton se rreth orës 11.00, në plazhin e Tales në Lezhë, Myzafer Et’hemi, rreth 57 vjeç, banues në Ferizaj – Kosovë , i cili ishte pushues në Tale – Lezhë, me disa shokë të tij, ka humbur jetën sapo është futur në det.
Nga hetimet paraprake si dhe nga ekspertiza mjeko- ligjore, dyshohet për shkaqe natyrale ( hemoragji cerebrale). Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme hetimore.
Një ditë më parë në Durrës u mbytën dy vajza nga Elbasani. Tragjedia në Durrës,mbyten dy kushërira 4 dhe 18 vjeç