Bota

Tjetër pjesëtar i rrethit të ngushtë të Tramp rezulton pozitiv me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 05/10/20 |
Al Do

Një tjetër pjesëtar i rrethit të ngushtë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, është infektuar me koronavirus.

Zëdhënësja për mediat e Shtëpisë së Bardhë, Keili Makenani, tha se ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Në një postim në Twitter, Makenani tha se do të futet në karantinë dhe se do të punojë në distancë.

Makenani, e cila është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma.

Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus.

Tramp është shtruar të premten në spitalin ushtarak Walter Reed.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të lirohet nga spitali gjatë ditës.

Pas