Një tjetër peticion është firmosur kundër Bashës, kësaj radhe nga anëtarësia e PD-së në njësinë nr 7 (zona e 21 Dhjetorit) Tiranë.
Në peticion kërkohet të dorëhiqet urgjentisht Lulzim Basha nga çdo funksion drejtues i PD-së. “Eshtë përgjegjës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në çdo qark të Shqipërisë, por dhe shkaktar i përçarjes së strukturave”, thuhet në peticion.
“Ftojmë të gjithë demokratët nga Veriu në Jug të na bashkangjiten dhe t’a firmosin këtë peticion, si shpëtim për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe rikthimin e shpresës por edhe te vlerave në vendin e vet. Me dëshirën më të madhe për t’ju përkushtuar kësaj kauze, për të luftuar për një Demokraci të konsoliduar, ju ftojmë të na bashkoheni. Me shumë respekt dhe mirënjohje anëtarë të dega 7 e Partisë Demokratike Tiranë!”, shkruhet më tej.