-U tha në Opinion

Tjetër përplasje në Opinion/ Shkullaku-Pezës: Je ekspert i lekëve


               Publikuar në : 22:09 - 14/03/19 |
geliano fataj

Përmendja e pasurisë në studion e emisionit “Opinion” solli përplasje mes gazetarëve. Në fillim ishte Alfred Peza, i cili veç pasurisë që tha se kishte drejtuesi i emisionit, deklaroi se dhe gazetari Armand Shkullaku ka vilë 1 milionë euro.

Kur mori fjalën, Shkullaku i ktheu përgjigje zotit Peza.

Alfred Peza: Ti dole ekspert i çadrave

Armand Shkullaku: Por jo i lekëve. Unë i kam të deklaruara. Jo kur vjen prokuroria në shtëpi.

Alfred Peza: Dhe unë i kam të deklaruara, po jo pra Mandi, mos më akuzo. Te ai lapsi me majë të thyer je marrë me mua për tre vjet.

Armand Shkullaku: Unë jam gazetar politik…Ti nga gazetar në kandidat për politikë, kur më heq Rama nga politika vjen tek Fevziu dhe thua jam gazetar./Opinion.al

Pas