Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër përplasje mes forcave polake dhe emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë

2021/11/16 at 6:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetër përplasje mes forcave polake dhe emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë

Forcat kufitare polake njoftuan sot se janë sulmuar me gurë nga emigrantët në kufirin me Bjellorusinë dhe se përdorën pompat e ujit kundër tyre. Ministria polake e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat bjelloruse u përpoqën të shkatërronin gardhin përgjatë kufirit të përbashkët mes dy vendeve.

Ndërkohë sot parlamenti polak pritet të debatojë rreth një projektligji, i cili do të rregullonte lëvizjen në zonën kufitare me Bjellorusinë, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme në këtë fund të këtij muaji.

Pamjet filmike të postuara në twitter nga Garda Kufitare polake tregojnë forcat e sigurisë së këtij vendi, duke përdorur pompa uji në drejtim të një grupi migrantësh në anën tjetër të kufirit.

Autoritetet thanë se një oficer u plagos rëndë me mjete të forta që emigratët hidhnin në drejtim të trupave polake në kufi.

Ministria polake e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat bjelloruse ishin përpjekur të shkatërronin gardhin përgjatë kufirit të përbashkët mes dy vendeve.

Polonia ka marrë një qëndrim të ashpër, duke përforcuar me trupa kufirin, një gjë që ka gjetur mbështetjen e Perëndimit, si një masë për të ndaluar valën e migrantëve.

Megjithatë autoritetet polake janë kritikuar për shtyrjen e emigrantëve përtej kufirit dhe moslejimin e tyre për të aplikuar për azil.

Zyrtarët polakë kanë akuzuar Rusinë se mban njëfarë përgjegjësie për krizën në kufi, duke pasur parasysh aleancën e Moskës me Minskun, gjë që qeveria ruse e ka hedhur poshtë. Verifikimi i zhvillimeve të sotme në kufi në mënyrë të pavarur është i pamundur për shkak të një gjendje të jashtëzakonshme në vendosur në Poloni, e cila po i mban gazetarët dhe punonjësit e të drejtave të njeriut jashtë zonës kufitare.

Situata shënon një përshkallëzim të krizës në kufi, ku jetët e mijëra emigrantëve ndodhen në rrezik. Migratët kanë bërë disa herë përpjekje për të kaluar kufirin. Ata shpresojnë ende në zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

“A mendoni se Bjellorusia u ka dhënë shpresa të kota“, pyet gazetarja disa prej tyre.

“Nuk e di, jemi duke pritur. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë“, thotë Mohammed Latif, një migrant kurdo-irakian.

“Bashkimi Evropian po punon çdo ditë për të zgjidhur problemet tona, për të na lënë që të hyjmë. Ata po e nxisin qeverinë polake të hapë portat“, thotë Abdullah Najih, një tjetër migrant kurdo- irakian.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po i përdor migrantët si mjet për një “sulm hibrid” apo në disa fronte kundër bllokut, duke u hakmarrë për vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë autoritare pas goditjes brutale të zërave kundërshtarë brenda vendit. Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritet me Poloninë, e cila po ruan kufirin e jashtëm të bllokut.

“Ajo që po shohim është një operacion I orkestruar shumë mirë nga regjimi bjellorus, që po përdor si armë çështjen e migracionit. Kjo është një lojë shumë cinike e zoti Lukashenko i cili po përpiqet të na detyrojë ne, Bashkimin Evropian, e vende të tjera perëndimore, ta pranojmë atë si president të vendit, pas zgjedhjesh të manipuluara“, thotë zëvendës ministri i Jashtëm i Polonisë Marcin Przydacz.

Kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë janë gjithashtu kufijtë lindorë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.Ndërkohë, zyrtarët lituanezë njoftuan për një numër përpjekjesh në rritje të emigrantëve për të hyrë në territorin e këtij vendi, nëpërmjet Bjellorusisë. Blloku evropian, ka vendosur tashmë katër grupe sanksionesh ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve të lartë bjellorusë dhe po përgatit një grup të ri të pestë të sanksionesh ndaj ketij vendi./ VOA

Etiketa: Bjeollrusiemigrantetpoloni

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Rama-opozitës: Do digjni lëkurat e njëri-tjetrit me bishtat e cigareve

Rama-opozitës: Do digjni lëkurat e njëri-tjetrit me bishtat e cigareve

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 5-vjeçarin

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 5-vjeçarin

“Çfarë vodha mor të q** robt”, Basha nxjerr regjistrimin audio: Fytyra e Ramës

“Çfarë vodha mor të q** robt”, Basha nxjerr regjistrimin audio: Fytyra e Ramës

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com