Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka bërë një tjetër lëvizje. Ajo ka zgjedhur si këshilltar të saj në Prokurorinë e Përgjithshme Besnik Canin, i cili mbante detyren e prokurorit ne prokurorine e Tiranës.
Lajmi bëhet i ditur nga News 24, që bën me dije se Cani është emëruar këshilltar në kabinetin e zonjës Marku, duke afruar kështu pranë vetes me sa duket njerëz të besuar.
Kujtojmë se kjo ëhstë lëvizja e tretë e rëndësishme e Arta Markut në Prokurori pas largimit nga Prokuroria e Tiranës të Petrit Fushës dhe pas largimit të Rovena Gashit si drejtuese e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.