Bota

Tjetër goditje për Truss, dorëhiqet Sekretarja e Brendshme britanike, arsyeja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:24 - 19/10/22 |
Opi Nion

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas BBC, shkak i dorëheqjes ishte shkelja e kodit ministror nga ana e saj.

Në letrën e dorëheqjes Braverman bën me dije edhe arsyet konkrete të largimit nga detyra. Ajo thotë se ka dërguar nga e-maili i saj personal dhe jo zyrtar një draft për migracionin, dhe se këtë email ia dërgoi një kolegu në Parlament, që nuk ishte i autorizuar për ta parë.

“Më herët sot, i dërgova një dokument zyrtar nga e-maili im personal një kolegu të besuar parlamentar si pjesë e angazhimit të politikave dhe me synimin për të mbledhur mbështetje për politikën e qeverisë për migracionin. Kjo përbën një shkelje teknike të rregullave. Siç e dini, dokumenti ishte një draft Deklaratë e Shkruar e Ministrisë për migracionin, që do të publikohej së shpejti. Për këtë draft ishin informuar deputetët. Megjithatë, është e drejtë që unë të shkoj”-bën me dije Suella Braverman.

Më tej ajo thotë: “Sapo kuptova gabimin tim, e raportova me shpejtësi në kanalet zyrtare dhe e informova Sekretarin e Kabinetit. Dorëheqja ime është gjëja e duhur”.

Suella Braverman mori detyrën në muajin Shtator.

Pas