Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Divjak.
Mësohet se në një aksident të ndodhur në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka humbur jetën nëna e drejtueses së makinës H. A. Aktualisht drejtuesja e makinës B. A. është transportuar për në spital dhe po merr trajtim mjekësor./ Opinion.al