Aksidentet në autostradën Tiranë-Durrës janë bërë të përditshme dhe fatkeqësisht shumë herë dhe me viktima. Sot ka humbur jetën një këmbësor i cili kishte tentuar të kalonte rrugën. Viktima është Selman Ndreca banues ne Laknas rreth 50 vjeç.
Sipas policisë aksidenti ndodhi pak minuta më parë, në autostradë në drejtimin Tiranë – Durrës. Mjeti me targë AA 645 NV, me drejtues Eldis Molla ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.