Teksa Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për të zbardhur dyshimet se stafi i spitalit COVID-2 u kërkon lekë pacientëve kundrejtë shërbimit, Tire Alldervishaj ditën e sotme ka kërkuar lirimin nga qelia.
Në Gjykatën e Apelit, sot sanitarja e COVID-2 është shprehur se ka qenë e shtruar nga koronavirusi dhe se ende nuk është negativizuar, duke përbërë rrezik për përhapje të virusit.
Ndërkaq, mbrojtja e 59-vjeçares i konsideron provat në media si të paligjshme ndërsa shprehen se të tjera prova në mbrojtje të Alldervishit do të paraqiten në gjykatë.
Kujtojmë se Tire Alldervishaj akuzohet se përvetësoi 8 milionë lekë të vjetra duke mashtruar vajzën e një pacienteje./Opinion.al