Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranës i shtohen edhe 2500 pemë, Veliaj: Na duhen më shumë investime të tilla që i ngelen qytetit

2023/11/25 at 11:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranës i shtohen edhe 2500 pemë, Veliaj: Na duhen më shumë investime të tilla që i ngelen qytetit

Në Ditën Ndërkombëtare të Mbjelljes së Pemëve, Tiranës iu shtuan edhe 2500 fidanë të llojit akacie.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku mori pjesë në aksionin për mbjelljen e pemëve në Baldushk, ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës së bashkisë.

“Kemi mbërritur në një situatë kur, edhe ai cinizmi e skepticizmi i dikurshëm, ose gallata që bëhej me fushatat e mbjelljeve, ka kaluar. Së pari, sepse votuesit na kanë dhënë një mesazh shumë të qartë, ata duan më shumë – 800 mijë, 900 mijë, 1 milion, çdo pemë është më mirë se sa të jemi tallës i së mirës publike. Pra, secili mund të marrë një lopatë dhe të ndihmojë.

Është fakt se sot kemi kaq shumë të rinj, që e konsiderojnë në modë përfshirjen në aktivitete të tilla. Janë të rinj që studiojnë në Universitetin Bujqësor, por edhe fëmijë që thonë do të mbjell një pemë për ditëlindje, për gjyshin, për çfarëdo lloj sebepi, ose thjesht për të shtuar oksigjenin. Këtu jemi në një nga kurorat e Tiranës.

Më vjen mirë që tregu i madh agro-ushqimor i Farkës është kthyer në një pikë stacioni ku tregtojnë fermerët lokalë, por duhet të dimë se kjo ekonomi rurale ushqen edhe mushkëritë e Tiranës me oksigjen. Ne mund të mbjellim pemë sa të duam në Tiranë, mund të shqyejmë çdo trotuar e çdo rrugë sepse ato akse rrugore trashëguam nga koha e komunizmit, e madje që nga koha e fashizmit, por Tirana kaq akse ka, ndaj ne do bëjmë maksimumin që të mbjellim në çdo xhep apo ballkon e tarracë.

Ama, filtrimi i ajrit, oksigjenimi i Tiranës ndodh realisht nga kjo lloj ekonomie. E kemi bërë duke mbjellë pemë nga Fagu në Kllojkë, në Dajt, në Gurrë, pra le të themi në gjithë pjesën malore të Tiranës. Ndërsa, pjesa e Tiranës kodrinore, që zë fill nga Petrela, e gjithë zona e Mulletit dhe Farkës, e vazhdon pastaj në Baldushk, Arbanë, Vaqarr e deri në Ndroq, është pjesa ku kemi më shumë hapësirë për të mbjellë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, ai e deklaroi të hapur stinën e mbjelljeve të pemëve në Tiranë, duke sjellë në vëmendje se ripyllëzimi është një mision për të shmangur emergjencat natyrore.

“Pemët nuk na i ka prerë hasmi, i kemi prerë vetë. Prandaj, duhet t’i mjellim po vetë. Do të thotë se njeriu siç di të bëjë shumë shumë keq, di të bëjë edhe shumë shumë mirë. Më vjen mirë që sot jam me një grup njerëzish që dinë të bëjnë mirë. Është muzikë për veshët e mi kur dëgjoj se PNUD-i ka kontribuar me këtë donacion, nëpërmjet Institutit të Kërkimeve Urbane.

Ne mund të mbjellim në çdo stinë, ndaj edhe e kemi zgjeruar fushatën. Sigurisht, moti i lagësht e bën pak më të kollajtë, ndaj nga nëntori deri në muajt mars-prill kemi kohën optimale për të mbjellë”, tha Veliaj.

Ai kishte një thirrje edhe për donatorët.

“Bëni këtë që po bën ky donator. Ne na duhen pemë, nuk na duhen më shumë leksione, seminare, konferenca dhe kongrese. Thirrja im është për ata që kanë mundësi t’i japin diçka mbrapsht qytetit. Duke mbjellë një pemë, secili hedh rrënjë jo vetëm metaforikisht në qytet, por edhe fizikisht, ndaj mezi pres të shoh më shumë donatorë të mëdhenj që kontribuojnë me pemë dhe jo me konferenca e seminare nëpër hotelet e Tiranës.

Hotelet i kemi plot me turistë, s’kemi pse konkurrojmë me ta. Ne duam të konkurrojmë në terren me investime që do t’i ngelen qytetit përtej mandatit të një profesori, të një politikani, të shoqërisë civile, apo edhe të një ambasadori.

Përvishini mëngët, vishni çizmet e llastikut, jemi gati për stinën e mbjelljeve, e fillojmë me 2500 këtu në Baldushk, por unë besoj që këto numrat janë gjithmonë të pamjaftueshëm. Tirana s’ka nevojë për 1 milionë, Tirana ka nevojë për 10 milionë pemë. Kur secili bën të vetën, atëherë mund të thotë: Unë e bëra timen”, u shpreh Veliaj.

Etiketa: erion veliajpemetirane


Ju sugjerojmë

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
Bota

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11 Gusht, 2025 10:45 pm
Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
Aktualitet

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

11 Gusht, 2025 10:14 pm
Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
Bota

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

11 Gusht, 2025 9:58 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

11 Gusht, 2025 9:30 pm
Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Para
Homazhe në teatrin ‘Migjeni’, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda/ Flasin të përlotur kolegët e tij

Homazhe në teatrin ‘Migjeni’, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda/ Flasin të përlotur kolegët e tij

SPAK sekuestroi pajisjen që u filmua videoskandali, detaje nga arrestimi i Safet Gjicit

SPAK mbyll hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, çështja dërgohet në gjykatë

Muzika e Vodafone… ritmi ynë

Muzika e Vodafone… ritmi ynë
















TE FUNDIT

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

SHBA i pezullon për 90 ditë të tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë...

Lexo më shumë

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin
11 Gusht, 2025

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë,...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë
11 Gusht, 2025

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk...

Lexo më shumë

Trump angazhon Gardën Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin

Demokracia në SHBA nën presion
11 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka angazhuar të hënën ushtrinë për ta luftuar krimin e dhunshëm në Uashington, teksa përmbush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com