Kronikë

Tiranë/ Zjarr në banesë, lëndohet 8-vjeçarja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:12 - 29/07/22 |
Opi Nion

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë dhe si pasojë është lënduar një vajzë e vogël 8-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, në banesën e shtetasit B. B.

Ndërkohë, e mitura është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Pas