Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë/Zihen për një burrë, inxhinierja e ndërtimit me “Audi” rreh studenten

2021/11/07 at 6:18 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë/Zihen për një burrë, inxhinierja e ndërtimit me “Audi” rreh studenten

Një studente pretendon se është rrahur nga një inxhiniere dhe shkaku i sherrit midis të dyjave është një mashkull.

Por teksa të dyja vajzat kanë përfunduar në polici, i riu ka refuzuar të paraqitet pranë drejtorisë vendore përmendi një burim i sigurt i duke thënë vetëm kaq në telefon: “Nuk vij në polici për punë grash”.

Mbasi kanë marrë dëshmitë, policia ka ngritur ndaj të dyja vajzave nga kryeqyteti akuzën e kanosjes së rivales. E akuzuara e parë, me profesion inxhiniere është ish e fejuara e H. , një 33 vjeçari i cili e braktisi atë  mbas një lidhjeje disa vjeçare.

Ndarja ndodhi për shkak të një tjetre, që është e akuzuara e dytë dhe që ndjek arsimin e lartë për infermieri. Sipas materialeve hetimore dhe denoncimeve respektive të vajzave që janë rrahur sapo kanë zbuluar njëra tjetrën, historia u bë e komplikuar mbas justifikimeve të të riut i cili asnjërës nuk i kishte treguar për ekzistencën e tjetrës

“Bëj kallëzim për K.P – thotë në polici studentja – mbasi ajo më kanosi seriozisht për jetën duke më thënë në mes të shkollës ‘kurvë do të shqyej, ti më ndave në prag të dasmës” .

E reja insiston në polici se një skenë e tillë ka ndodhur edhe pranë shtëpisë dhe lagjes ku ajo banon. ”Erdhi me makinë të bardhë, gjendesha në lokal, ishte me një mjet audi, dhe m’u afrua duke thënë ‘do të vras k…., prostitutë’. I erdhi lagjes vërdallë duke bërë xhiro me makinë dhe më të njëjtin fjalor u sigurua që ta mësonin të gjithë historinë e time”- thotë në polici studentja.

Por rezulton se edhe inxhinierja ka bërë disa herë kallzime ndaj studentes. Edhe së fundmi ajo nuk ka hezituar të tregojë në polici se është kanosur nga e dashura e re e ish- të fejuarit.

“Kam bashkëjetuar me të për 10 vite, po bëheshim gati për martesë. Historinë paralele dhe vajzën që hyri midis nesh e kam zbuluar përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte dijeni për marrëdhënien e H. dhe bashkëjetesën e tij sepse e takova dhe ja vura në dijeni faktin e fejesës. Nuk u tërhoq, përkundrazi hapi rrjete sociale dhe nisi sulmet direkte duke më konsideruar si një grua që nuk e linte të lirë një burrë që të zgjedhë. Këtu nisëm dhe fërkoheshim të dyja dhe nuk vonoi ajo më kanosi duke më shkruar ‘është i imi, më mirë vdis’ më shkroi”. Inxhinierja tregon se realisht mbas grindjeve në çift, dhe përpjekjeve të të fejuarit që e kategorizonte studenten “ si njëra që i ishte qepur se ishte e fiksuar” , ajo e la atë, por nervat nuk i zbritën.

“Studentja u fiksua megjithëse e mori çfarë deshi, e mori H. I jepte kënaqësi t’më kërcënonte duke ekspozuar vendet që frekuentonim ne si çift dhe kjo është një tjetër lloj kanosjeje, së bashku me ofendimet se midis një të reje dhe një të ‘moshuare’ si unë, ai do zgjidhte patjetër atë. Por unë jam 33 vjeçe, dhe  e kam takuar këtë vajzë që në nerva e sipër mund ti kem thënë çdo gjë. Por ajo vazhdon të më kanosë”. Por studentja nga ana e saj insiston se nuk mund të jetë ajo fajtore për të histori që kishte marrë fund.

Megjithatë pyetjes nëse kishte apo jo informacion për bashkëjetesën e të dashurit ajo i përgjigjet: Kjo është një pyetje që duhet t’ia adresoni të dashurit tim.

Policia thotë se me gjithë kallëzimet e herëpashershme të të dyja vajzave që pretendojnë se tjetra është një rrezik real, konflikti nuk është mbyllur. Disa herë të dyja vajzat rezultojnë të kenë depozituar kallzime për palën tjetër për kanosje, jo vetëm përballë por edhe përmes e-maileve dhe në telefona. Në përfundim policia ka administruar çdo gjurmë të kërcënimeve të palës tjetër dhe veç veprës së kanosjes do t’i hetojë të dyja edhe për akuzën e ndërhyrjes pa të drejtë në jetën private, të parashikuar nga neni 84 dhe 121 i Kodit Penal. Të dyja pritet të referohen në gjendje të lirë, por përpara se kjo të ndodhe, do të merret edhe një deklaratë nga i riu, që megjithëse është molla e sherrit, duket se nuk ka lëvizur gishtin ta administrojë situatën./ Gazeta Si

Etiketa: grainxhinere ndertimisherrstudentetirane

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Trajleri përplaset me makinën, humb jetën një grua

Aksident në Durrës, plagoset shoferi dhe fëmija i tij

Video/“Të kam tradhtuar, mirë ta kam bërë”, burri e pranon publikisht

Video/“Të kam tradhtuar, mirë ta kam bërë”, burri e pranon publikisht

Tiranë/ Bie aksidentalisht nga lartësia një grua

Bie nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com