Aktualitet

Tiranë/ Vrau vëllanë dhe kunatën, policia gjen pistoletën e autorit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 31/08/22 |
Opi Nion

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Tiranën dhe mbarë vendin, ku Arsen Muskurti ekzekutoi me pistoletë vëllanë dhe kunatën, policia ka gjetur armën me të cilën është kryer krimi.
Sipas burimeve për abc news mësohet se pistoleta nuk është gjetur në kosh mbeturinash siç autori pretendoi fillimisht se e kishte hedhur.

Në orët e vona të mbrëmjes ai është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria ku pasi ka pranuar autorësinë e krimit ka treguar edhe motivet që e çuan për të kryer aktin e rëndë.

Ndërkohë sipas kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Arsen Muskurti hyri pasditen e djeshme brenda agjencisë së udhëtimit dhe qëlloi për vdekje me pistoletë vëllain e tij dhe kunatën. Më pas u largua qetësisht dhe disa orë më vonë, u arrestua nga forcat e policisë.

Dy vëllezërit kishin qenë bashkëpronarë të Agjencisë së Udhëtimeve, por nga janari i këtij viti Arsen Muskurti nuk ishte më ortak në këtë biznes. Dyshohet që problemet e pronësisë së Agjencisë së udhëtimeve të kenë qenë shkak për konfliktin mes vëllezërve.

Pas