Një dyqan celularësh është grabitur këtë të premte në Tiranë. Sipas Klan News, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslim Shyri”.
Dyshohet se grabitësit kanë qenë të armatosur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.