Kronikë

Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri 44-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 27/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e së shtunës, në banesën e tij, në rrugën “Jakov Xoxe” në kryeqytet. Sipas policisë dyshohet se 44-vjeçari me inicialet D.M., është vetëvrarë.

Sakaq, grupi hetimor ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, dhe po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni./Opinion.al

Pas