Kronikë

Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë 26-vjeçari


               Publikuar në : 09:39 - 23/08/19 |
Opi Nion

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili u qëllua ditën e djeshme me plumb në kokë në zonën e “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Indrit Çelaj, nga Mallakastra, u qëllua me plumb në kokë teksa punonte ne nje vilë trekatëshe te rruga“Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, ku kryente  punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.

Plocia sqaron se; “Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Indrit Çelaj pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka qëlluar në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila” 

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ Opinion.al E.Xh.

Pas