Një i mitur 12 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërrur jetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.