Një 22-vjeçar u arrestua nga policia pasi kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”.
Gjatë aksionit u sekuestrua pakoja me 564 gramë lëndë narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.