TIRANË- Sot në mëngjes, pronari i një lokali në Tiranë ka konstatuar nëj qese me lëndë të dyshimtë. Policia ka rrethuar zonën, përkatësisht në rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit që njihet si “Pallati me Shigjeta”. Nga të dhënat e para mësohet se lënda shpërthyese ishte tritol. Ekspertet xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e saj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve te kësaj ngjarjeje.