TIRANE- Mëngjesi i sotëm i ka gjetur në protestë tregtarët e tregut të ‘medresesë’, tregut më të madh industrial në Tiranë. Sakaq edhe në qendër tek tregu ‘çam’, tregtarët po protestojnë. Ata kanë deklaruar se ligji i ri i procedurave tatimore është represiv. Tregtarët thanë se protesta do të jetë e përshkallëzuar, duke paralajmëruar bojkot total të punës ditët në vijim.