Aktualitet

Tiranë/Sulmohen dy gardiane në burgun e grave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 09/10/20 |
el ida

Dy gardiane janë sulmuar gjatë orëve të vona të natës në burgun e grave 325, ndërsa njëra prej tyre është dërguar në urgjencë për shkak të dëmtimeve.

Sikurse bën me dije “Panorama” të dyja punonjëset e burgut janë sulmuar nga të burgosura të cilat vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se gardianes së lënduar dhe koleges së saj  i kanë ardhur në ndihmë gra të tjera të dënuara, pasi askush tjetër nuk ndodhej në ambientet e burgut.

Në Burgun 325 mësohet se prej disa javësh janë transferuar 25 të dënuara të cilat vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Më parë ato kanë qenë të shtruara  në ambientet e Spitalit të Burgut,  ku merrnin kujdes të veçantë shëndetësor dhe me kushte të rrepta sigurie. Ato u transferuan në ambientet e Burgut 325 pasi Spitali  i Burgut, që ndodhet brenda QSUT, është kthyer si spital COVID, për të burgosurit që mund të infektohen me koronavirus./Opinion.al

 

Pas