Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij. Sipas policisë në pranga ka rënë V. I., 32 vjeç, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al