Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Tiranë/Rruga pranë ambasadës së Ukrainës dhe asaj Ruse do quhet “Ukraina e Lirë”

2022/03/05 at 8:36 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
 Tiranë/Rruga pranë ambasadës së Ukrainës dhe asaj Ruse do quhet “Ukraina e Lirë”

“Ukraina e Lirë” do të quhet një nga rrugët pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj teksa së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës.

Erion Veliaj:Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”. Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë – do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq.

Veliaj  reagoi edhe për protestën e zhvilluar te premten në Beograd.

Erion Veliaj:Ajo që ndodhi dje në Serbi është e turpshme. Nuk është aspak dinjitoze që një vend në Ballkan të protestojë dhe të mbështesë ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Jemi ndjerë vërtet të fyer nga fakti se ka ende sot vende që kanë avancuar drejt BE-së më shumë se sa ne dhe në një moment kritik, ku duhet të tregojë vlerat europiane, proteston në solidaritet me Rusinë, që është shtypësi, pushtuesi, armiku, kundërshtari i lirisë.

Ambasadori Shkurov falenderoi bashkinë për ndihmën në shumëfishimin e ndihmave, por njëkohesisht dhe për gjestin e mikpritjes që Shqipëria po dëshmon me Ukrainën.

Volodymyr Shkurov:Ne kemi shumë oferta që na kanë ardhur kohët e fundit. Janë mbi 1000 oferta për refugjatët që do të vijnë nga Ukraina. Për këtë doja të falënderoja popullin shqiptar.

Nga ana tjetër, Veliaj dhe ambasadori Shkurov shprehën mirënjohjen për solidaritetin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat iu bashkuan thirrjes për ndihma për të prekurit nga lufta në tendat e ngritura nga Bashkia dhe ambasada e Ukrainës./Tv Klan

Etiketa: rrugeukaraina e lire

Ju sugjerojmë

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
Aktualitet

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

11 Korrik, 2025 9:39 am
Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
Aktualitet

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

11 Korrik, 2025 9:30 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 2025 9:20 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

11 Korrik, 2025 9:18 am
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
Para
FMN për konfliktin në Ukrainë: Rritje e çmimeve, pasoja për gjithë botën

FMN për konfliktin në Ukrainë: Rritje e çmimeve, pasoja për gjithë botën

Vritet me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Abazoviç kryeministri i ri i vendit? Nisin bisedimet për qeverinë e re

Abazoviç: Të gatshëm për të zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë

TE FUNDIT

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
11 Korrik, 2025

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së, është paraqitur mëngjesin e sotëm te Shërbimi i Provës, në kuadër të lirimit të tij...

Lexo më shumë

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
11 Korrik, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025 Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen...

Lexo më shumë

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
11 Korrik, 2025

Vetëm 15 ditë nga përfundimi i afatit të vënë nga Kushtetuesja, sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit të...

Lexo më shumë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
11 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e tarifave të reja doganore prej 35% ndaj produkteve kanadeze,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com