Aktualitet

Tiranë/ Protestë kundër maskave, policia shoqëron disa persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 15/10/20 |
Opi Nion

Një grup qytetarësh prej rreth 50 personash kanë protestuar sot në mbrëmje kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim në çdo ambient.

Bëhet me dije se policia ka shoqëruar 3 të rinj, ndërkohë protestuesit kanë paralajmëruar se do të djegin një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre.

Gjatë protestës një nga qytetarët është shprehur “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ kryeministri. Kundër shkeljes kushtetuese, është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeministri nxjerr vendime arbitrare”./ Opinion.al

Pas