Dy vajza kanë rënë në prangat e policisë pasi shfrytëzonin një qendër masazhezh në kryeqytet për të ushtruar prostitucion. Policia bën me dije se në kërkim është shpallur edhe administratori i kësaj qendre masazhesh, i cili ishte vëllai i nje prej vajzave të arrestuara.
Bëhet me dije se janë arrestuar K. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën e masazheve, në Unazën e Re, që menaxhohej nga 23-vjeçari K. H., i shpallur në kërkim nga policia, u konstatua se 28-vjeçarja K. H., motra e tij shfrytëzonte për prostitucion, 20-vjeçaren D.L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.