Aktualitet

Tiranë/ Prostitucion në qendër masazhi, arrestohen dy vëllezër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 12/09/20 |
Al Do

Një operacion i policisë së Tiranës ka zbuluar dy qendra masazhi ku shfrytëzoheshin për prostitucion disa vajza.

Dy vëllezër, 29 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, janë arrestuar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin këto femra këta shtetas i detyronin këto punonjëse (duke përfshirë edhe punonjëse të mitura) që përveç masazhit t’u ofronin klinetëve edhe shërbime seksuale brenda këtyre qendrave të masazhit. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi shtetasja S.D., 21 vjeçe, e cila në cilësinë e menaxheres të një prej qendrave, nuk ka treguar për këtë aktivitet të kundraligjshëm që kryhej brenda kësaj qëndre masazhi.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni” 5 shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucionit”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” “Mbatjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallzimit të krimit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./ Opinion.al

Pas