Kronikë

Tiranë/Prostitucion në qendër masazhesh,arrestohet çifti,shfrytëzonin 21-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 07/05/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Couple 1”, duke vënë në pranga 2 persona dhe proceduar një tjetër..

Uniformat blu informojnë se një çift bashkëjetuesish shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në pranga kanë rënë shtetasit F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A.

Policia bën të ditur se përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas