Një sasi e madhe prej 109 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Tiranës ditën e sotme në fshatin Kus të Kasharit.
Policia bën me dije se lënda narkotike është gjetur në një zonë të pyllëzuar dhe se ajo është hedhur nga disa persona të paidentifikuar.
“Lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal”.
Policia njofton se vijon puna dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.