Aktualitet

Tiranë/Policia nxjerr videon, rregullat i thyen edhe Autoshkolla



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 13/07/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore vijon kontrollet me “Dron Edukues” për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të kontrolluar sjelljen e përdoruesve të rrugës.

Në një video të publikuar së fundmi, duket që policia ka gjobitur të gjitha ato automjete që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha.

Një ndër automjetet që kapet nga droni, për shkelje të rregullave të qarkullimit, është edhe një Autoshkollë.

Ashtu siç mund të shihni në pamjet e mëposhtme, Autoshkolla ndalet nga policia dhe gjobitet për shkeljen e kryer./Opinion.al

Pas