Punonjësit e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë kanë gjetur dhe i kanë dorëzuar një gruaje, portofolin të cilin e kishte humbur.
Efektivët e gjetën portofolin në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe brenda kishte një shumë parash, karta bankare dhe kartën e identitetit të gruas.
Të gjitha iu dorëzuan gruas. Kohët e fundit, ka patur disa shembuj të kësaj natyre, ku sendet e humbura, që policia gjen, u kthehen të dëmtuarave.