Një tjetër plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se punonjësi i policisë Ludian Zaimi ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit numër 3.
Polici i plagosur është transportuar për në spital në gjendje të rëndë. Autori i ngjarjes ndodhet në ambientet e komisariatit. Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet që shtyn policin të qëllonte me armë kolegun.