Një person ende i paidentifikuar nga policia teksa po qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Autoritetet bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.