Kronikë

Tiranë/ Plagosja e biznesmenit, paraqitet vetë në komisariat ortaku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:25 - 13/01/21 |
Opi Nion

Pas plagosjes me armë të biznesmenit Sino Llanaj, mësohet se ortaku i tij Albert Allmuça është paraqitur në komisariatin e Policisë.

Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë në konfliktin e sotëm, ku mbetën të plagosur dy persona, njëri prej të cilit ishte kalimtar i rastit.

Sipas “Abc News”, Allmuça pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje. Llanaj dhe Allmuça janë bashkë pronarë të një pallati në tiranë, por shitja e apartamenteve ka qenë shkak konflikti mes dy biznesmenëve.

Bëhet me dije se në konfliktin e sotëm janë të përfshirë të paktën pesë persona dhe sipas policisë, ata kanë qenë të organizuar./ Opinion.al

Pas