Kronikë

Tiranë/ Plagosi me thikë të riun, arrestohet 23-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 27/07/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi plagosi me thikë një 21-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O.M plagosi me thikë 21-vjeçarin E. M.. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mbi 23-vjeçarin O.M rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

 

Pas