Drejtuesi i automjetit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kombinat ku humbi jetën një 25-vjeçare është arrestuar nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur humbi drejtimin e automjetit, hyri në oborrin e një banese dhe përplasi 25-vjeçaren. Vajza u transportua në spital por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“S. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka hyrë në oborrin e një banese, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke aksidentuar shtetasen M. Ç., 25 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia./Opinion.al