Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Fushë- Prezës pasditen e së dielës dhe si pasojë, një shtetase është lënduar. Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa shtetasja E. K., 35 vjeçe, është dërguar për mjekim në spital.
Ndërkohë, policia bën me dije se një tjetër incident është shënuar në orën 19:40, tek Ura e Peshkatarit, ku ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. Sh., 50 vjeç. Fatmirësisht nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale./Opinion.al