Sociale

Tiranë/Nuk mban mend banesën, i mituri gjendet nga qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:41 - 08/05/21 |
Opi Nion

Një fëmijë është gjetur i vetëm pasditen e së shtunës në Terminalin e mjeteve të Jugut. Sipas policisë i mituri, mosha e të cilit nuk bëhet i ditur quhet Vin Uku dhe nuk mban mend banesën.

“Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij”, njofton policia e cila bën thirrje për familjarët apo personat që mund të kenë kontakt me të afërmit e tij.

“Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë”, njofton policia. Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit Nr.3./Opinion.al

Pas