Një person ka goditur makinën e policisë teksa tentonte për të shpëtuar ndalimit prej tyre.
“Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve” thuhet në njoftimin e policisë.
47-vjeçari ishte denoncuar nga qytetarët për shkak të manovrave të rrezikshme. Përpara tij ishte vënë një postbllok për ta ndaluar por ai ka dashur të largohet dhe ka goditur makinën e Policisë Rrugore.
“Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë” njofton policia./Opinion.al