Një 38-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tirana. Nëna me inicialet A.Z. 38-vjeçe ka keqtrajtuar fëmijën në banesë.
“Është proceduar penalisht A. Z, 38 vjeçe, sepse në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.