Kronikë

Tiranë/ Makina përplas policin, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 21/04/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë. Policia bën me dije se një mjet tip “Ford”, me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur një Oficer të Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, në kryeqytet. Si pasojë e përplasjes punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”-njofton policia./Opinion.al

Pas