Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” një makinë ka përplasur një grua rreth 50 vjeçe. Gruaja është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.