Një aksident rrugor është regjistruar në kryeqytet. Sipas policisë, një grua 55-vjeçare dhe një vajzë vetëm 7-vjeçe mbetën të plagosura në kryeqytet, pasi u përplasën nga një automjet.
Autoritetet kanë vënë në pranga shoferin ndërsa dy të plagosurat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“D. M., 27 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka aksidentuar shtetaset L. D., 55 vjeçe, dhe D. D., 7 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat./Opinion.al