Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në kryeqytet. Policia njofton se një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar 42 vjeçarin me inicialet D. Gj., dhe më pas është larguar nga vendngjarja. I lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al