Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Pezë Helmës të Tiranës. Policia bën me dije se shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa vëtë drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al